Stipe Mesiç bën shqiponjën në Maqedoni
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç gjithmonë është njohur për simpatinë ndaj shqiptarëve edhe pse e ka kryer mandatin e tij si president ai ende vazhdon të ketë dashuri për shqiptarët.
Pasi muaj më parë vendosi mbi kokë plisin shqiptar, mbrëmë në në Tetovë ai ka bërë shqiponjën me duart e tij, simbol i shqiptarëve.
Kjo është edhe mbështetja më e madhe që mund të bëjë një kroat e mos flasim për një emër i cili gjithnjë ka qenë pro shqiptarëve .
Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç ka promovuar librin e tij në Tetovë “Si është shkatërruar Jugosllavia” dhe krahas kësaj vizite në Tetovë ai bën edhe fushatë për kandidatin shqiptarë për deputet në parlamentin e Kroacisë, Idriz Sulejmani.