Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Stoltenberg telefonon me Haradinajn dhe me Vuçiçin

Bota E mërkurë, 15 Shtator 2021 13:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg u ka telefonuar Kryeministrit të Kosovës Haradinaj dhe Presidentit të Serbisë Vuçiç. Kjo ka qenë një kërkesë e dalë nga takimi i djeshëm i Ministrave të Jashtëm të NATO-s.   

“Sot kam marrë në telefon edhe presidentin Vuçiç edhe z. Haradinaj që t’u njoftoj atyre rezultatet e takimit të së mërkurës të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare në lidhje me bisedat për Balkanin Perëndimor”, ka bërë të ditur Jens Stoltenberg.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe for...

Para 4 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 10 orësh
Mbretëria e Bashkuar përgatitet për Stuhinë Boelo me erëra të forta dhe shira

Mbretëria e Bashkuar përgatitet për Stuhinë Boelo me erëra të forta dhe shira

Para 10 orësh

“Kam nënvizuar që edhe Prishtina edhe Beogradi duhet të qetësohen dhe të mos bëjnë deklarata apo veprime provokative”, ka shtuar ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Me zotin Haradinaj ngrita çështjen e planit për të vazhduar transformimin e FSK-së në ushtri. Theksova se tani nuk është një moment i duhur për një veprim të tillë dhe është në kundërshtim me këshillat e shumë anëtarëve të NATO-s. Dhe se kjo mund të ketë ndikim negativ në integrimet euroatlantike të Kosovës. Gjithashtu përsërita se nëse mandati i FSK-së do të zhvillohet, NATO do të duhet të vlerësojë nivelin e angazhimit me FSK-në”, thuhet në kumtesë sa i përket bisedës me Haradinaj.

Ndërsa përsa i përket bisedës me Presidentin Vuçiç, në kumtesë thuhet se Stoltenbergu ka theksuar nevojën e deeskalimit të tensioneve të tashme.

Stoltenbergu u ka kujtuar të dyja palëve “që dialogu i mandatuar nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beogradit mbetet mënyra e vetme për të arritur paqe dhe stabilitet afatgjatë. NATO mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës nëpërmes misionit të mandatuar nga OKB-ja KFOR”, thuhet në kumtesë.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Sekretarin Stoltenberg për bisedën, por ka thënë se votimi do të bëhet sipas planit me 14 dhjetor.

“Duke shprehur mirëkuptim për qëndrimin e tij nga perspektiva multilaterale për procesin e tranzicionit, njëkohësisht e informova Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se Kosova është e përkushtuar për një proces të tranzicionit të FSK-së, që do të sigurojë një ushtri profesionale, multietnike dhe kredibile në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ky vendim sovran i Kosovës, i cili do të votohet më 14 dhjetor, përmban në vete vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës që të ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimore”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në media sociale.

Ndërsa zyra e Presidentit Vuçiç  ka njoftuar përmes një kumtese se Presidenti ka falënderuar sekretarin për bisedën dhe ka konstatuar se trasformimi “bëhet në një kohë të gabuar”.

Biseda telefonike vjen pas komenteve publike të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ku u dha një mesazh i njëjtë.

Më 7 nëntor, para votimit të parë në Kuvendin e Kosovës NATO kishte reaguar vetëm pas kërkesës së gazetarëve për qëndrimin e Aleancës, por nuk ka pasur as biseda telefonike, as deklarime të përgjithshme. Atëherë NATO-ja përmes një zyrtari të saj kishte thënë:

“U përket autoriteteve të Kosovës që të vendosin për ndryshimet në mandatin dhe strukturën e FSK-së. NATO përkrah FSK-në nën mandatin aktual. Nëse mandati ndryshon Këshilli i Atlantikut Verior do të rishikojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë”.

Për pyetjen se si do të ndryshojë angazhimi i NATO-s me FSK-në, zyrtarët nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim as tani as më parë.  Tre ligjet që e mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, pa iu ndryshuar emri, pritet të hidhen në votë në Kuvendin e Kosovës në seancën më 14 dhjetor. Ligjet përkatëse duhet të nënshkruhen më pas nga Presidenti.

Që nga nisma e hapur e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës që FSK-në ta shndërrojnë në ushtri, më shumë se 70 pjesëtarë të komunitetit serb që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e kanë braktisur këtë trupë, siç thuhet “për shkak të presioneve të shumta të raportuara ndaj tyre”. Sidoqoftë, transformimi i FSK-së në ushtri të mirëfilltë edhe pas miratimit të ligjeve në Kuvend, sipas ekspertëve, mund të zgjasë të paktën 10 vjet, derisa kjo trupë të arrijë kapacitetet e plota dhe të njihet nga të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 4 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 4 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 4 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 4 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 4 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 7 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 4 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 6 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.