Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Stop dhunës, OSBE përkrah vendet e Europës Juglindore me faqe të veçantë

Bota E martë, 24 Dhjetor 2019 15:43
Stop dhunës, OSBE përkrah vendet e Europës Juglindore me faqe të veçantë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretariati i OSBE-së publikoi sot një faqe të re interneti që përmban burimet për ndihmë dhe informacione, si përkrahje e përpjekjeve për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave. E disponueshme në gjashtë gjuhë, www.stopvawnow.org/ është krijuar si një mjet praktik për zyrtarët, organet e zbatimit të ligjit, organizatat e shoqërisë civile dhe publikun e gjerë në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, si dhe në Moldavi dhe Ukrainë. Faqja e internetit është krijuar enkas që përdoruesit të gjejnë informacionin që u nevojitet në mënyrë të thjeshtë e sa më shpejt, me të dhëna, udhëzime dhe kontaktet kryesore që janë të rëndësishme për secilin vend. Nën seksionin “Kam nevojë për ndihmë”, gratë që përjetojnë dhunë mund të gjejnë informacione me kë mund të kontaktojnë nëse kërkojnë mbështetje, siç janë numrat e telefonit të OJF-ve lokale, si dhe linjat telefonike për ndihmë. Nën seksionin “Dua të ndihmoj”, OSBE ka përpiluar hapat që qytetarët e interesuar mund të ndërmarrin për të qetësuar situata kritike, për të mbështetur gratë dhe për të rritur ndërgjegjësimin.

Seksioni “Dua informacion” jep detaje të mëtejshme mbi rezultatet dhe rekomandimet e Anketës së OSBE-së për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave, të botuar në fillim të këtij viti. Anketa zbuloi se 70% e grave në Evropën Jug-Lindore dhe Lindore kanë përjetuar një formë të dhunës: seksuale, fizike, psikologjike, ngacmim seksual ose përndjekje, por raportimi i incidenteve mbetet i ulët. Vetëm 15% e grave raportuan në polici incidentin më të rëndë të dhunës nga partneri aktual.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ky burim online bazohet në rezultatet e Anketës së OSBE-së për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave, e cila tregoi se gratë që kanë përjetuar një incident të dhunshëm duan më së shumti mbështetje morale dhe dikë për të biseduar”, tha Serani Siegel, menaxhere e projektit të anketës. “Sondazhi gjithashtu theksoi rëndësinë e të folurit dhe ofrimit të burimeve për gratë për raportimin e incidenteve të dhunës. Faqja e internetit do të ndihmojë në këtë drejtim dhe do t’iu mundësojë grave që të gjejnë një sërë opsionesh për raportimin e dhunës dhe marrjen e mbështetjes së nevojshme”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Faqja e internetit është dizajnuar që të shërbejë si burim për zyrtarët qeveritarë, organet e zbatimit të ligjit, OJQ-të, akademikët dhe mediat për të kuptuar më mirë rëndësinë e këtij problemi, si dhe jep udhëzime për implementimin e politikave dhe praktikave. Duke ofruar të dhëna për këto çështje, kjo faqe ka për qëllim të luftojë qëndrimet e fajësimit të viktimave, të cilat kontribuojnë në heshtjen e viktimave. Lançimi i faqes në internet përkon me fundin e fushatës “Thyej heshtjen” të OSBE-së më 10 dhjetor, e cila u mbajt gjatë fushatës ndërkombëtare të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Fushata “Thyej heshtjen” u përqendrua në ndryshimin e mentalitetit dhe qëndrimeve në publik që kontribuojnë në pabarazinë gjinore dhe si pasojë, edhe në dhunën ndaj grave.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 6 minutash
Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Para 7 minutash
Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 9 orësh

Etiketat e lidhura

OSBEStop dhunës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 6 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 7 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Ermal Hasimja kalon në skaner politikanët dhe tregon kandidatin më të mirë për Tiranën
Para 12 orësh

Ermal Hasimja kalon në skaner politikanët dhe tregon kandidatin më të mirë për Tiranën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.