Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Strategjia e gjurmimit, si e frenoi Singapori koronavirusin

Bota E enjte, 19 Mars 2020 12:55
Strategjia e gjurmimit, si e frenoi Singapori koronavirusin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur zërat për një virus misterioz të frymëmarrjes filluan të qarkullojnë në Kinë në fillim të vitit, Singapori u vu shpejt në lëvizje. Ishte një nga vendet e para që ndaloi të gjithë udhëtarët nga Kina kontinentale, duke filluar nga fundi i janarit.

Një komb me 5.7 milion banorë, zhvilloi me shpejtësi aftësinë për të testuar më shumë se 2,000 njerëz në ditë për koronavirusin. Ndërsa, ne Uashington, një nga vendet më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara, laboratorët publikë synojnë të përpunojnë 400 mostra në ditë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në Singapor ekipeve mjekësore iu jepen dy orë kohë për të zbuluar detajet e para, se si pacientët kanë kontraktuar koronavirusin dhe cilët njerëz mund të infektojnë.

A kanë udhëtuar jashtë vendit? A kanë ata lidhje me një nga pesë grupet e infektuar, të identifikuar në të gjithë qytetin-shtet? A kanë kollitur përballë dikujt në rrugë? Kush janë miqtë dhe familja e tyre, miqtë me të cilët pijnë në bar dhe partnerët në lutje?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa kombet perëndimore luftojnë me përhapjen e shpejtë të koronavirusit, strategjia e Singaporit, e lëvizjes së shpejtë për të gjetur dhe testuar raste të dyshuara, siguron një model për frenimin e epidemisë, edhe nëse nuk mund të ndalë plotësisht infeksionet.

Në Singapor, detajet se ku pacientët jetojnë, punojnë dhe luajnë janë nxjerrë shpejt në internet, duke u mundësuar të tjerëve të mbrohen. Kontaktet e ngushta të pacientëve janë në karantinë për të kufizuar përhapjen. Qeveria forcoi më tej kufijtë këtë javë, për t’u mbrojtur kundër një valë të re infeksionesh të importuara.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 51 minutash
Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Para 52 minutash
Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 10 orësh

Me punë të detajuar prej detektivësh, gjurmuesit e kontakteve gjetën, ndër të tjera, një grup këngëtarësh të cilët thërrisnin dhe shpërndanin spërkla së bashku, duke përhapur virusin në familjet e tyre dhe më pas në një palestër dhe një kishë, duke formuar kështu përqendrimin më të madh të rasteve në Singapor.

“Ne duam të qëndrojmë një ose dy hapa përpara virusit,” tha Vernon Lee, drejtori i sektorit të sëmundjeve ngjitëse në Ministrinë e Shëndetësisë në Singapor. “Nëse ndjek virusin, gjithmonë do të jesh pas kurbës”.

Sipas New York Times, ndërhyrja e hershme është thelbësore. Kështu janë edhe ndjekja e vrullshme, zbatimi i karantinave dhe distancimi i përpiktë social, të gjitha të koordinuara nga një udhëheqje e gatshme të veprojë shpejt dhe të jetë transparente.

Disa nga këto mësime janë shumë vonë për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, ku viriusi po përhapet pasi disa qeveri kanë vonuar mes debateve për reagimin e tyre.

Po ashtu, sistemet vigjilente të monitorimit në Singapor, u ndërtuan me vite, pas dështimeve të tyre për të ndaluar një shpërthim të rrezikshëm, SARS, 17 vjet më parë.

I pasur dhe plot rregull, Singapori ka shpenzuar vite të tëra duke ndërtuar një sistem të shëndetit publik, që përfshin klinika të përcaktuara për epidemitë dhe mesazhe zyrtare, duke i bërë thirrje publikut të lajë duart ose të teshtijë në shami gjatë sezonit të gripit.

“Gjatë kohës së paqes, ne planifikojmë për epidemi si kjo”, tha Znj Kurupatham.

“Deri kur ndodhën Italia, Koreja dhe Irani, Singapori ishte më i keqi vend, jashtë Kinës,” tha Linfa Uang, drejtoreshë e programit të shfaqjes së sëmundjeve infektive në Shkollën Mjekësore të Universitetit Duke në Singapor. “Pse nuk ndiheshim ashtu? Sepse qeveria është shumë transparente dhe sepse ai numër do të thotë që ne jemi shumë efektivë në gjurmimin dhe izolimin e çdo rasti”.

Që nga e marta në mbrëmje, Singapori kishte 266 raste të konfirmuara dhe nuk ka regjistruar vdekje. Vetëm një pjesë janë mistere, të palidhur me udhëtimet e huaja të kohëve të fundit ose grupimet lokale të identifikuara më parë, të cilat përfshijnë kishat dhe një darkë private.

Etiketat e lidhura

koronavirusiSingapori
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 51 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 52 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.