Studimi: Mbyllja e Wuhan-it parandaloi 700 mijë raste të COVID-19

Sipas një studimi të botuar në revistën “Science”, vendimi i Kinës për të mbyllur qytetin e Wuhan-it mund të ketë parandaluar më shumë se 700 mijë raste të COVID-19.

Autorët e studimit janë nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Studiuesit përdorën një kombinim të rasteve të raportuara, informacionit të shëndetit publik dhe gjurmimit të vendndodhjes nga telefoni celular për të analizuar përhapjen e virusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analiza e tyre zbuloi një pakësim të jashtëzakonshëm të lëvizjes pas ndalimit të udhëtimit që u vendos më 23 janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata arritën në përfundimin se mbyllja e Wuhan-it u dha qyteteve të tjera kohë për të përgatitur dhe zbatuar kufizimet e tyre. /Marrë nga CRI/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?