Studimi/ Numri i të infektuarve nga COVID-19 në Gjermani mund të jetë “dhjetë herë më i lartë”
Rreth 1.8 milionë njerëz në Gjermani mund të jenë prekur nga koronavirusi. Kështu deklarojnë studiues të Universitetit të Bonit. Zyrtarisht në Gjermani ka rreth 160,000 raste të konfirmuara.
Studimi, i cili u tha se duhet të vlerësohet akoma më shumë, u përqendrua në mostrat e 919 njerëzve që jetojnë në një qytet në komunën Hajnsberg – një nga zonat më të goditura të vendit. Në këtë studim thuhet se një në pesë persona të infektuar nuk kanë treguar simptoma të sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.
Gjermania ka të regjistruara mbi 6,800 viktima nga koronavirusi. Ky është një numër relativisht i vogël i viktimave, krahasuar me vendet tjera evropiane: Italinë, Spanjën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar – secila me mbi 20,000 të vdekur.