Studimi për virusin: Epidemia ka nisur në tetor, infeksionet janë dyfishuar çdo 4 ditë
Kur e gjithë bota është e shqetësuar nga virusi kinez, thuhet se qarkullimi i koronavirusit të ri në Kinë ka filluar më herët se koha e konstatimit të rasteve të para të “pneumonisë misterioze” të identifikuar në vendin aziatik. Një studim italian i nënshkruar nga shkencëtarë nga Universiteti Shtetëror të Milanos, ka nxjerrë përfundimin se: Epidemia e Sars-CoV-2 ka nisur midis gjysmës së dytë të tetorit dhe gjysmës së parë të nëntorit të vitit 2019, pra disa javë më herët se koha e identifikimeve të rasteve të para të pneumonisë.
“Vlerësimi i numrit riprodhues (numri i rasteve të krijuara nga secili rast individual), ose parametri që mat shpejtësinë me të cilën transmetohet virusi, zbatohet duke përdorur modele matematikore dhe evolucionare”, shpjegojnë shkencëtarët milanezë dhe na ka lejuar të nxjerrim në pah ”nxitimin” në kapacitetin e përhapjes së virusit, një shtytje ekspansive që daton në dhjetor të vitit 2019. Nga një numër shumë i kufizuar riprodhues, më pak se 1, në dhjetor virusi kaloi në fakt në 2.6, një vëzhgim ky që ka lejuar të hipotezohet përhapja e shpejtë dhe efikasiteti i transmetimit të virusit”. Ky transformim, thonë studiuesit, “mund të jetë për shkak të ndryshimeve në aftësinë e virusit për t’u transmetuar nga njeriu te njeriu”.
Një aspekt tjetër është ”i lidhur me atë të mëparshëm, është koha e dyfishimit të epidemisë”, kjo është periudha në të cilën numri i të infektuarve dyfishohet. Është vlerësuar se duke filluar nga dhjetori, dyfishimi i numrit të të infektuarve ka ndodhur në rreth 4 ditë më pas.