Studimi thotë se 6 % e anglezëve pozitiv me Covid-19

Sipas një studimi të ri rreth 3.4 milionë njerëz ose  6% e popullsisë në Angli deri në mes të korrikut janë infektuar me koronavirus.

Numri është shumë i lartë krahasuar me vlerësimet e mëparshme. Numri i çështjeve të konfirmuara aktualisht , sipas Universitetit të Johns Hopkins është rreth 315.000.

Graham Cooke, profesori i kërkimit të sëmundjeve infektive dhe udhëheqësi i kërkimit shkoncor në Imperial, tha:” Në mënyrë të qartë numrat janë të larta dhe kjo shpjegon dhe nivelet e larta të vdekshmërisë që kemi patur, por një pjesë e popullsisë së përgjithshme është ende relativisht e vogël , përveç në disa vende ku prevalenca është më e lartë si për njerëzit me përkatësi etnike aziatike. Por padyshim që nëse nuk do të kishim marrë masat e nevojshme do të kishim një numër më të lartë infektimesh dhe nuk do të kishin një popullatë shumë të mbrojtur”- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?