Stuhi bore në Nju Jork, bllokohen rrugët dhe anulohen fluturimet
Banorët në pjesën perëndimore të New York-ut janë goditur nga një stuhi masive bore, që ka mbyllur rrugët, ka ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe ka anuluar fluturimet fundjavën para festës së Falënderimeve, sipas CNN.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit Deri të premten në mbrëmje, mbi 1.5 metra dëborë kishte mbuluar rrugët në qytetin e Orchard Park, NeW York. Ndërsa reshjet e borës u intensifikuan, dy banorë të qarkut humbën jetën në një përpjekje për të pastruar terrenin nga bora.
“Ne dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe i kujtojmë të gjithëve se kjo borë është shumë e rrezikshme,” tha ekzekutivi i qarkut.
Sinoptikanët dhe zyrtarët kanë dhënë alarmin për natyrën kërcënuese për jetën të kësaj stuhie bore, e cila ka potencial të jetë historike edhe për rajonin e Buffalo-s, ku bora e madhe është normë gjatë muajve të dimrit.
Dhe reshjet e forta të borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.