Stuhi të mëdha dëbore në SHBA, mbi 50 milionë njerëz të izoluar

Stuhi të mëdha dëbore kanë goditur bregdetin lindor të SHBA-së, duke shkaktuar kështu izolim dhe prapambetje për miliona njerëz. Pritet që këto stuhi të kalojnë në nivele rekord të dëborës nga Uashingtoni në Nju Jork. Më shumë se 50 milionë njerëz janë paralajmëruar më herët për një stuhi që do të paralizonte potencialisht të gjithë vendin. Aktualisht vazhdon të bjerë dëborë 60 cm në orë. Ndërkohë, shtetet jugore janë mbuluar tashmë dhe dëbora e parë ka nisur sot në kohën e drekës edhe në kryeqytetin e vendit.
Dëbora e madhe do të shkaktojnë prapambetje në vend, çfarë nënkupton ndërprerje të energjisë, rrugë të bllokuara dhe pezullim të udhëtimeve ajrore.
Nga ana tjetër, pesë persona janë vrarë si pasojë e përplasjeve të makinave në Tenesi, North Carolina dhe Kentucky. Po ashtu, një sprint për furnizimet në qytete çoi në rradhë të gjata dhe rafte bosh në supermarkete. Në Uashington, Majorja Muriel Bowser ka paralajmëruar banorët se  erërat do të shkojnë deri në 50mph (80km/h), duke mos përjashtuar as mundësinë e bubullimës së dëborës.
“Unë dua të jem shumë e qartë me të gjithë. Ne e shohim këtë si një stuhi tepër të madhe. Ajo mund të shkaktoj edhe vdekje apo implikime,” ka thënë Muriel.

Burimi: BBC. Përshtati: Sidorela Lepri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?