Stuhitë e borës vonojnë shpërndarjen e vaksinave në në disa rajone në Gjermani

Gjermania vazhdon të jetë edhe sot nën sulmin e stuhive të dëborës, që ka rezultuar në vonesa të shpërndarjes së vaksinave në disa rajone.

Kushtet ekstreme të motit çuan në vonesa në shpërndarjen e vaksinave në rajonin verior gjerman të Saksonisë së Ulët, ku Ministria e Shëndetësisë anuloi vaksinimin në 12 qendra, që u planifikuan të rinisin pas përmirësimit të motit.

Gjithashtu, u raportuan ndërprerje të rrugëve dhe hekurudhave në të gjithë vendin, pasi temperaturat ranë nën zero në zona të gjera të Gjermanisë, ndërsa dëbora vazhdon të bjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ministri i Transportit, Andreas Scheuer, u ka kërkuar qytetarëve në Gjermaninë veriore dhe qendrore të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos udhëtojnë të paktën deri të mërkurën”, komentuan gazetat e grupit mediatik Funke.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reshjet e mëdha të borës dhe ngricat goditën Gjermaninë e Veriut fillimisht gjatë fundjavës, me deri në 30 centimetra dëborë në disa vende.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?