Sudani akuzohet për sulme me armë kimike

Dhjetra fëmijë në Darfur mendohet se janë vrarë nga armët kimike që qeveria e Sudanit ka përdorur në sulmet e saj që prej janarit.

Amnesty International tha se fëmijët janë ndër 200 personat që mendohet se janë vrarë nga këto armë të ndaluara. Viktimat e këtij tymi helmues paraqisin një sërë simptomash si, të vjella me gjak, vështirësi në frymëmarrje dhe rënie të lëkurës. Megjithatë, qeveria sudaneze ka mohuar këto pretendime të pabaza.

Amnesty International ka gjetur 56 dëshmitarë për përdorimin e dyshuar të armëve kimike në të paktën 30 raste nga forcat sudaneze, të cilat nisën një ofensivë kundër Ushtrisë për Çlirimin e Sudanit, gjatë janarit. Sipas ekspertëve, simptomat dhe plagët e të mbijetuarve përputhen me një sulm kimik, gjë që ka shtyrë organizatën të kërkojë një hetim mbi rastin dhe të bëjë thirrje për lejimin e ndihmave humanitare për banorët në Darfur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rebelët sudanezë dhe qeveria kanë mëse 13 vjet që luftojnë në Darfur. Konflikti është kthyer sërish në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas paralajmërimeve se në vend mund të ndodhë një genocid.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?