Sulltani, popullit të Bruneit: 5 vjet burg kush feston Krishtlindjet!
Në disa vende të ndryshme të botës, ka shqetësime të tjera.
Në shtetin e vogël të Bruneit, më 25 dhjetor, qytetarët duhet të respektojnë ligjin, pasi “nuk lejohen kryqe apo zbukurime dekorative në pemë” dhe nëse e thyejnë atë mund të përfundojnë në burg.
Për të gjithë ata që shkelin ligjin do të ketë 5 vjet burg. Kështu është shprehur sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkian: “Pesë vjet burg kush feston Krishtlindjet”.
Nëse jashtë vendit të tij, Bolkian adhuron luksin perëndimor dhe për këtë shkon shpesh në Londër, pas rikthimit në atdhe duket se është shumë strikt në besimin e tij.
Pasi riktheu ligjin e Sharias në vitin 2014, sulltani i Bruneit, në janar kishte njoftuar se do të ndalonte festimet për Krishtlindjen e vitit 2015.
Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, në 25 dhjetor qytetarët nuk do të mund të “mbajnë simbole si kryqe, ndezje të qirinjve, të zbukurojnë pemën e Krishtlindjes, të këndojnë vargje fetare apo të dërgojnë urime”.
KOHA JONË SONDAZH

