FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulm me armë drejt makinës, vriten dy gjyqtarë në Kabul

Dy gjyqtarë kanë mbetur të vrarë gjatë një sulmi me armë zjarri në Afganistan. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët afganë. Ky është sulmi i fundit në një seri vrasjesh që po ndodhin në mbarë Afganistanin. Shumica e personave që po shënjestrohen janë civilë, gazetarë, aktivistë për të drejtat e njeriut, liderë fetarë dhe gra që mbajnë poste publike.

Ahmad Fahim Qaweem, zëdhënës në Gjykatën Supreme, tha se dy gjyqtaret e vrara ishin duke udhëtuar me makinë për në punë, kur një person i armatosur hapi zjarr në drejtim të veturës me të cilat gjyqtaret po udhëtonin. Qaween tha se viktimat punonin në Gjykatën Supreme, por nuk i identifikoi. Ai shtoi se në këtë sulm është vrarë edhe shoferi i veturës me të cilën po udhëtonin gjyqtaret.

Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Zyrtarët amerikanë dhe afganë kanë fajësuar talibanët për një seri të vrasjeve të mbarë Afganistanin, ku dhuna po vazhdon pavarësisht përpjekjeve për të arritur një marrëveshje të paqes, që do t’i jepte fund luftës 19-vjeçare. Talibanët kanë mohuar se qëndrojnë prapa këtyre vrasjeve. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se vrasjet kanë për qëllim të heshtin dhe të frikësojnë zërat e pavarur dhe shoqërinë civile në Afganistan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?