Sulm me armë në Bruksel, tre policë qëllohen me kallashnikov
Policia belge është bërë shënjestër e të shtënave me kallashnikov gjatë një kontrolli në Bruksel, në lagjen “Forest”, ku po kryente hetime mbi sulmet terroriste në Paris më 13 nëntor.
Personat e armatosur të cilët qëlluan ishin të paktën dy, dhe u arratisën nga taracat e banesave, raportojnë mediat lokale.
Lagjja “Forest” është bllokuar plotësisht, ndërsa mësohet se dy policë ka mbetur të plagosur gjatë të shtënave të para dhe një i tretë më pas.
Sipas mediave ndërkombëtare, nga të shtënat ndaj efektivëve të policisë u qëllua me kallashnikov.
Të shtënat me armë janë dëgjuar gjatë kohës që policia po kryente kontrolle në disa banesa në periferi në anën jugore të qytetit.
Policia është ende në “gjueti” për të gjetur dhe arrestuar persona dhe celula terroriste, që kanë lidhje me masakrën e Parisit më 13 nëntor 2015.
KOHA JONË SONDAZH

