Sulm me armë zjarri brenda qendrës tregtare, 3 të vdekur

Një person ka sulmuar me armë zjarri një qendër tregtare “Walmart” në Oklahoma, ShBA ditën e sotme.

Si pasojë e të shtënave mbetën të vrarë 3 persona. Autoritetet policore kanë rrethuar qendrën tregtare dhe kanë njoftuar shkolla dhe banesat rreth zonës të mbyllen për arsye sigurie.

Policia po vazhdon hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP