Sulm me thikë në një qendër tregtare në Paris, një i vdekur dhe një i plagosur
Një sulm me thikë ka ndodhur në një qendër tregtare në Claye-Souilly, në afërsi të Parisit. Mediat vendase raportojnë se një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Autori sulmoi dy kalimtarë dhe i plagosi me thikë në gjoks, duke e lënë të vdekur njërin prej tyre. I plagosuri tjetër u dërguan në spital në gjendje të rëndë.
Sakaq, policia neutralizoi dhe arrestoi autorin e krimit. Ministri i Brendshëm francez reagoi për ngjarjen e rëndë, ndërsa falënderoi policët.