Sulm në bazën e OKB-së, vriten dy paqeruajtës

 

Një sulm me mortaja në bazën e OKB-së në veri të Malit ka lënë të vdekur tre persona, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i kësaj baze, Olivier Salgado që ka deklaruar se askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Një grup personash të paidentifikuar rreth orës 04:00 të mëngjesit me kohën lokale kanë sulmuar me disa mortaja kampin. “Në mesin e të vdekurve janë dy paqeruajtës dhe një kontraktor”, ka deklaruar Salgado nga spitali.
Vitet e fundit Mali është përfshirë nga dhuna, duke shkaktuar edhe një kryengritje islamiste, gjë që detyroi forcat francez të ndërhyjnë në vitin 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?