Sulm në një bazë në Mali, humbin jetën 33 ushtarë
Në një sulm të kryer ndaj një baze ushtarake në veri të Malit, 33 ushtarë humbën jetën.
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes, bëhet e ditur se baza ushtarake, e cila gjendet në zonën Tessit, 60 kilometra nga krahina Ansongo, është sulmuar më 15 mars nga terroristët me armë.
Në njoftim theksohet se në sulm humbën jetën 33 ushtarë, ndërsa 14 të tjerë u plagosën prej të cilëve 8 në gjendje të rëndë.
Një sulm i ngjashëm ka ndodhur edhe në fillim të muajit shkurt në rajonin Mopti, ku humbën jetën 10 ushtarë.
Po ashtu 20 ushtarë të forcave paqeruajtëse humbën jetën në një sulm të kryer në të njëjtën periudhë në bazën ushtarake në Douentza.