Sulm terrorist në Egjipt

Dy terroristë kanë plagosur tre turistë të huaj me thikë në Hurghada të Egjiptit, pranë Detit të Kuq.

Ministria e Brendshme tha personat, të pajisur me thika, kishin hyrë të premten në hotelin Bella Vista dhe i kanë sulmuar turistët.

Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj agresorëve duke e vrarë njërin dhe tjetrin e kanë plagosur rëndë. Tre turistët, dy nga Austria dhe një nga Suedia, janë plagosur nga thika, por plagët e tyre nuk janë serioze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, prapa këtij sulmi qëndrojnë terroristët e ISIS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Egjipt ka pasur valë të sulmeve terroriste që nga rrëzimi i presidentit Muhammad Morsi, në korrik të vitit 2013.

BBC shkruan se autorët kishin si synim të merrnin pengë turistët. Forcat e policisë janë vënë në kërkim të personave të tjerë, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e sulmit.

Prej kohësh, Egjipti po përballet me militantët e Shtetit Islamik me bazë në gadishullin e Sinait.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?