Sulmet e forta në Kiev, a po tenton Putin që të vrasë Zelenskyn?

Egërsia e sulmeve ruse në zemër të Kievit, ka shtruar një pyetje të madhe. A po tenton presidenti rus Vladimir Putin, që të vrasë Zelenskyn? Vala e bombardimeve intensive në Kiev në orët e fundit, ngre çështjen e sigurisë së Zelenskyt.

Nuk kishte ndodhur kurrë në gati tetë muaj luftë që raketat ruse të binin kaq afër pallateve presidenciale.

Në mënyrë të pashmangshme, rikthehen kujtimet e orëve të para të 24 shkurtit, kur njësitë speciale ruse dhe agjentët e tyre synuan të bombardonin shtëpinë e Zelensky-t, por presidenti dhe familja e tij u larguan në kohë. Sulmet e orëve të fundit janë një kambanë alarmi.

SHKARKO APP