Sulmet izraelite shkaktojnë dhjetëra viktima në Liban

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në jug të Libanit, ndërsa mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit, e cila ka konfirmuar gjithashtu dhjetëra të plagosur nga bombardimet e fundit.

Sulmi më i rëndë është regjistruar në qytetin jugor Saksakiyeh, ku sipas autoriteteve lokale kanë humbur jetën të paktën shtatë persona, mes tyre edhe një vajzë e mitur. Nga i njëjti sulm kanë mbetur të plagosur 15 persona të tjerë, përfshirë tre fëmijë. Dëmet materiale në zonë raportohen të konsiderueshme, ndërsa ekipet e emergjencës kanë vijuar operacionet për nxjerrjen e të plagosurve dhe verifikimin e situatës në terren.

Nga ana tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë deklaruar se objektivat e sulmeve ishin persona dhe struktura të lidhura me grupin e armatosur Hezbollah. Sipas ushtrisë izraelite, goditjet janë kryer ndaj objekteve që pretendohet se përdoreshin për aktivitete ushtarake. IDF theksoi se gjatë operacioneve janë përdorur municione precize dhe është kryer mbikëqyrje ajrore me synim shmangien e viktimave civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, situata në jug të Libanit mbetet tepër e tensionuar, ndërsa përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut vazhdojnë edhe pas armëpushimit të shpallur më 16 prill nga presidenti amerikan Donald Trump mes qeverive të Izraelit dhe Libanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave dhe autoriteteve libaneze, shumica e sulmeve janë përqendruar në zonat jugore të vendit, ku Izraeli pretendon se po godet infrastrukturë dhe persona të lidhur me Hezbollahun. Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA raportoi se bombardime të shumta janë regjistruar në disa qytete dhe fshatra të jugut të Libanit, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?