Sulmet në Xhakarta, ISIS: Donim të imitonim ngjarjen e Parisit

I ashtuquajturi Shteti Islamik ose ndryshe ISIS ka marrë përsipër shpërthimet dhe sulmet me armë zjarri në kryeqytetin indonezian Xhakarta. Të paktën dy civilë dhe 5 nga autorët e sulmit mendohet se kanë ndërruar jetë. Këto sulme janë përshkruar si një përpjekje për të imituar sulmet vdekjeprurëse të Parisit dhe vetë ISIS synonte të ishin të tilla.
Forcat e sigurisë kanë luftuar me militantët islamikë me orë të tëra në qendrën ku ka ndodhur sulmi.
ISIS deklaron se ato kishin planifikuar një sulm të madh, të ngjashëm me atë në Paris. Në një komunikim në internet, Shteti Islamik ka marrë përsipër autorësinë e sulmeve dhe tha se ato janë kryer nga “Ushtarët e Kalifatit”.
Shefi i policisë së Xhakartës, Tito Karnavian tha se shtetasi indonezian, i cili ka qenë i njohur për autoritet vendase që prej të paktën vitit 2010 dhe aktualisht ndodhet në Siri, e kishte planifikuar këtë sulm me kohë. Kjo nuk është hera e parë që Indonezia goditet nga sulmet e Shtetit Islamik dhe vendi njihet për ndikimin e madh që ka nga terrorizmi. Kjo është hera e shtatë që ISIS kryen sulme në Indonezi, duke kujtuar sulmin e parë në dhjetor të vitit 2000, ku nga bomba e vendosur në kishë mbetën të vdekur 19 persona.
Sulmet pasuese kanë qenë edhe më fatale.

Burimi: BBC. Përshtati: Sidorela Lepri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?