Sulmi mbi Tel Aviv, Khamenei: Aspak mëshirë ndaj sionistëve

Rreth 150 raketa janë lëshuar nga Irani në drejtim të qyteteve kryesore të Izraelit në valën e parë hakmarrëse të Teheranit, që erdhi pas atij sulmi kirurgjikal të ushtrisë izraelite, që i mori jetën komandantëve kryesore të Gardës Revolucionare dhe shkencëtarëve që çonin përpara programin bërthamor të vendit.

Sipas mediave në Izrael, IDF I ka njoftuar tanimë civilët se mund të largohen nga strehimoret e tyre sepse sulmi iranian ka mbaruar. Të paktën shtatë vende në dhe përreth Tel Avivit u goditën nga sulmi me raketa iraniane ndaj Izraelit këtë mbrëmje, tha një zyrtar ushtarak izraelit për The New York Times, pa specifikuar shkallën e dëmit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes në reagimin e parë pas kundërpërgjigjes së Teheranit tha se “Irani e ka shkelur vijën e kuqe duke guxuar të lëshojë raketa në qendrat e popullsisë civile në Izrael”. “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë qytetarët izraelitë dhe të sigurohemi që regjimi i ajatollahëve të paguajë një çmim shumë të lartë për veprimet e tij kriminale”, tha Katz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?