Sulmi në i Vjenë në një rreze 75 metra, policia ndërton skemën, Fejzullai eleminoi të parin bashkombasin e tij
Policia austriake ka përshkruar të gjithë lëvizjet e 20 vjeçarit Kujtim Fejzullai përgjatë mbrëmjes së të hënës ku vrau katër persona dhe plagosi më shumë se 20 të tjerë.
Siç raportojnë mediat, ai veproi në “Trekëndëshin e Bermudës” në Schëedenplatz brenda një rrezeje prej 75 metrash.
Sulmin 20-vjeçari e nisi nga Desider-Friedmann-Platz dhe Judengasse. Është ende e paqartë se si ai mbërriti aty. Sipas gjetjeve paraprake, vrasësi erdhi ose përmes Jerusalemstiege nga tregu i mishit dhe tregu i fermerëve ose nga Judengasse në Hohen Markt.
Xhaketa e terroristit u gjet gjithashtu në Desider-Friedmann-Platz, të cilën ka të ngjarë ta ketë hequr qafe para sulmit.
Në të njëjtën pikë ai filloi sulmet dhe qëlloi viktimën e parë në shkallët e tregun të mishit. Bëhet fjalë për 21vjeçarin nga Struga, Nexhip Vrenezi.
Pas kësaj autori i krimit shkoi në Judengasse dhe sipas raportit të hetuesve, qëlloi me kallashnikov rastësisht në drejtim të Ruprechtsplatz. Studentja 24-vjeçare gjerman që punonte si kamariere në një restorant në Ruprechtsplatz u vra atje.
Fejzullai më pas shkoi në Seitenstettengasse në drejtim të Rabensteig. Atje ai qëlloi viktimën e tretë me një kallashnikov, një austriake 44-vjeçare.
Pasi 20-vjeçari ishte afër Rabensteig, ai u kthye dhe vrapoi përsëri në Seitenstettengasse në drejtim të Judengasse, ku qëlloi përsëri 44-vjeçaren – këtë herë me një pistoletë. Gruaja u transportua në spital ku edhe ndërroi jetë.
Pastaj ai vrapoi përsëri drejt Rabensteig. Një video tregon se autori u kthye majtas në Rabensteig.
Aty ai qëlloi një austriak 39-vjeçar përpara një lokali në zonën e hyrjes. Dera e lokalit ka disa shenja plumbash. Burri u gjet i vdekur në Franz-Josefs-Kai, ku ka të ngjarë të ketë ikur vetë deri atje në përpjekje për të kërkuar ndihmë.
Sulmuesi shkëmbeu zjarr me policinë. Zyrtarët e ËEGA e ndoqën autorin e krimit poshtë Ruprechtskirche. 20-vjeçari shkëmbeu zjarr me dy anëtarë të njësisë speciale para se të qëllohej nga një oficer në përleshjen në Ruprechtsplatz. Sipas rezultatit paraprak të autopsisë, terroristi u qëllua në shpatullën e majtë.