Sulmi në Veri, Gjermania: Irrituese të shohësh se si Vuçiç i quan fajtorët viktima

Një zëdhënës i qeverisë gjermane thotë se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për paqen në rajon.

“Pas përshkallëzimit të fundit të dhunës në veri të Kosovës, qeveria gjermane i ka bërë thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiç të veprojë. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për paqen në rajon dhe të bëjë gjithçka për të de-përshkallëzuar”, tha të premten në Berlin një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Për të nëse qeveria serbe tani organizon një ditë zie për dorasit e vrarë, kjo nuk do të kontribuojë në de-përshkallëzim. Serbia duhet “të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, kërkoi zëdhënësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?