Sulmi nga Hamasi, Biden: Mbështetja e SHBA-së për sigurinë e Izraelit është e fortë dhe e palëkundur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur të njëjtin qëndrim si liderët e tjerë botërorë, duke dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izralit, ku u shënuan mbi 100 viktima dhe 985 janë plagosur.

Biden gjithashtu shprehet se mbështetja e administratës së tij për sigurinë e Izraelit është “e fortë dhe e palëkundur”.

Pasi foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Biden tha se e ka bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme të ofrojë “të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes” për vendin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai gjithashtu paralajmëroi kundër çdo pale tjetër armiqësore ndaj Izraelit që kërkon të përfitojë nga sulmi dhe tha se ekipi i tij po ndjek situatën nga afër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?