Sulmi terrorist, të paktën 30 të vrarë në Ankara
Në shpërthime të rënda në kryeqytetin e Turqisë Ankara janë vrarë të paktën 30 vetë dhe janë plagosur më shumë se 126 të tjerë. Autoritetet po ndjekin të dhëna për atentatorë vetëvrasës.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme , shpërthimet ndodhën pak pas orës 10, para stacionit kryesor të trenave të kryeqytetit turk Ankara. Athje qenë mbledhur mbështetës të kampit kritik ndaj qeverisë. Janë vrarë të paktën 30 vetë. Të paktën 126 të tjerë janë plagosur, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, duke iu referuar Ministrisë turke të Punëve të Brendshme. Sipas vlerësimeve nga qarqe qeveritare bëhet fjalë për një akt terrorist. Autoritetet po ndjekin të dhëna, sipas të cilave, një atentator vetëvrasës e hodhi veten në erë.
"Sulm barbar"
Bashkëkryetari i HDP-së, Selahattin Demirtas e quajti atentatin "masakër të madhe" dhe "sulm barbar". Politikani shkroi në twitter: "Ata që duan paqe, i vrasin". Demonstruesit donin të marshonin kundër konfliktit që ka shpërthyer prej disa muajsh midis qeverisë dhe kryengritësve kurdë.