Sulmohet ambasada turke në Athinë, policia nis hetimet

Ditën e sotme ambasada turke në Athinë është sulmuar, teksa dy vendet janë në një konflikt të ashpër sa i përket çështjes në Mesdheun Lindo. Siç raportojnë edhe mediat greke, pranë ndërtesës së ambasadës turke në Athinë është hedhur bojë e kuqe. Sulmi ka ndodhur papritur rreth orës 4:25 në rrugën Vassileos Georgiou, pak para kryqëzimit me Rigillis, ku ndodhet ndërtesa e ambasadës turke. Pas kësaj ngjarje policia ka arritur në vendngjarje, por ende nuk dihet se kush janë personat që e kanë bërë këtë veprim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?