Sulmohet azili i themeluar nga Nënë Tereza, 16 të vdekur

Persona të armatosur kanë sulmuan një shtëpi për të moshuar(azil) e drejtuar nga një organizatë e themeluar nga Nënë Tereza në jug të Jemenit, në Lindjen e Mesme, duke vrarë 16 njerëz. Sulmi përfshirin dhe vdekjen e katër murgesha katolike, kanë pohuar zyrtarisht.

Vrasja filloi me dy persona të armatosur të cilët kishin rrethuar shtëpi e të moshuarve në Aden. Ndërkohë, katër të tjerë hynë në ndërtesë në pretekstin se donin të vizitonin nënat e tyre në janë shprehur zyrtarët e Jemenit. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për shkak se ata nuk ishin të autorizuar për të folur për mediat.

Personat e armatosur u zhvendos më pas nga dhoma në dhomë, prangosën viktimat dhe filluan të qëllonin në ajër. Një murgeshë e cila mbijetoi dhe u shpëtua nga vendasit tha se ajo ishte fshehur brenda një frigoriferi në një depo pas dëgjimit të një bërtiture nga roja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Khaled Haidar tha për Associated Press se ai numëruar 16 trupa, përfshirë edhe atë të vëllait të tij, Radwan. Të gjithë ishin qëlluar në kokë. Ai tha se përveç katër murgeshave, një kuzhinier i Jemenit, dhe rojet e Jemenit ishin mesin e të vrarëve. Haidar tha se familja e tij më pas e dorëzoi atë mbi një grup të luftëtarëve jugor përgjegjës për sigurinë në qarkun lokal Aden e Shejh Osmanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sunita Kumar, një zëdhënëse e Misionareve të Bamirësisë në qytetin indian të Kalkutës, tha se anëtarët e bamirësisë ishin “absolutisht të habitur” me vrasjen. “Motrat zgjodhën të qëndronin aty për t’u shërbyer njerëzve” në Jemen, shtoi ajo. Ajo tha gjithashtu se dy nga murgeshat e vrara ishin nga Ruanda dhe dy të tjerë ishin nga India dhe Kenia. Më parë, zyrtarët kanë raportuar se të katër murgesha të vrarë ishin Indiane, por informacione të tilla kontradiktore mbi viktimat nuk janë të pazakonta në kaosin e luftës civile në Jemen.

Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?