Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një person është vrarë në një sulm në një kamp të Romëve në Ukrainën Perëndimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 qershor).

Sipas policisë, një grup i maskuar i armatosur me shkopinj dhe armë të tjera sulmuan kampin në periferi të qytetit të Lvivit pak para mesnatës.

Një 24-vjeçar vdiq nga plagët e thikës, ndërsa katër të tjerë, duke përfshirë një djalë 10-vjeçar, u plagosën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është e fundit në një seri sulmesh ndaj komunitetit rom në Ukrainë, të cilët janë të njohur edhe si ciganë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas BBC, shtatë persona të dyshuar rreth moshës 16 dhe 17 vjeç janë arrestuar, si dhe një 20-vjeçar i akuzuar për planifikimin e sulmit.

Forca policore kombëtare e Ukrainës dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë nisur një hetim penal mbi “vrasjen e qëllimshme”, për të cilën jepet një dënim deri në 15 vjet burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?