Sulmohet me sende të forta ligjvënësi gjerman

Është sulmuar me mjete të forta një ligjvënës Gjerman i ekstremit të djathtë (AfD), në qytetin verior të Bremenit diçka të cilën policia e cilësoi si një sulm politikisht të motivuar.

AfD fajësoi aktivistët antifashistë për sulmin e së hënës, duke e quajtur atë një përpjekje për vrasjen e përfaqësuesit të tyre Frank Magnitz.

Ajo postoi një foto në Twitter duke treguar Magnitz në një barelë me një plagë të thellë në ballin e tij dhe një plagë të rëndë në syrin e majtë pas sulmit të kryer nga tre persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Politikanët nga i gjithë spektri politik e dënuan sulmin dhe i kërkuan policisë që t’i sillte ata para drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk ka asnjë justifikim për dhunën edhe kundër AfD-së,” – shkruan Cem Ozdemir, ligjvënësi i të Gjelbërve në Twitter. “Nëse e luftoni urrejtjen me urrejtje, ju lejoni që urrejtja të mbizotërojë. “

Policia në shtetin lindor të Saksonisë tha javën e kaluar pas një shpërthimi që kishte në shënjestër një zyrë të AfD se ka pasur një rritje të sulmeve ndaj partisë dhe se shumica e incidenteve ishin akte të vandalizmit.

Policia ndaloi tre të dyshuar që dyshohet të kenë lidhje me shpërthimin që kishte për shënjestër një zyrë të AfD në qytetin e Doebeln por që fatmirësisht nuk shkaktuan viktima.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?