Sulmoi hebrenjtë amerikanë, Shtëpia e Bardhë i përgjigjet Trump-it: Je i rrethuar nga ekstremistët

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump sulmoi hebrenjtë amerikanë me një postim të diskutueshëm në rrjetet e tij sociale “Truth”.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, thotë se komentet e ish-presidentit janë antisemitike dhe fyese si për hebrenjtë ashtu edhe për aleatët izraelitë.

“Por le të jemi të qartë, prej vitesh Donald Trump është rreshtuar me ekstremistët dhe figurat antisemite dhe kjo duhet të thuhet. Ne duhet të çrrënjosim antisemitizmin kudo që ngre kokën e tij të shëmtuar. Në lidhje me Izraelin, marrëdhënia jonë është e rrënjosur në vlerat dhe interesat e përbashkëta. Donald Trump nuk e kupton as këtë”.

SHKARKO APP