Sulmonin banorët, qeveria australiane eleminoi mbi 5 mijë deve
Qeveria australiane finalizoi operacionin për eleminimin e mbi 5 mijë deveve pasi përbënin rrezik për sulm ndaj banorëve.
Me rritjen e temperaturave dhe të zjarreve në vend, kafshët filluan të egërsoheshin dhe në shumë raste sulmuan banorët.
Operacioni zgjati 5 ditë dhe përfundoi ditën e dielë.
Autoritetet shprehen se zakonisht devetë e dobëta dhe të pafuqishme ndalojnë pranë burimeve ujore e ku më pas ngordhin, duke kontaminuar ujin.
“Kushte klimatike dhe thatësira po shkakton stres tek kafshët e egra” – shprehen autoritetet.
Zjarret shkatërruese ka vrarë afërsisht 1 miliardë specie të ndryshme gjatë javës së fundit.
Vendimi për këtë operacion u mor nga një rajon në veri-perëndim të vendit, pavarësisht faktit se devetë Australiane konsiderohen të shenjta nga popullsitë aborigjene.