Super aksioni kundër korrupsionit, 80 të arrestuar ne Serbi


Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka ndërmarrë mbrëmë një aksion të madh anti-korrupsion, ku jane arrestuar 80 persona, mes të cilëve edhe disa ish ministra. Kurir meson se, mes të arrestuarve janë Zeljko Zuniç dhe Slobodan Milosavljeviç.  Zeljko Zuniç është pronar i kompanisë "Bohemija", kundër të cilit banka Alfa dhe Vojvodanska kanë ngritur padi penale në zyrën e prokurorit të lartë. Ndërsa Slobodan Milosavljeviç është një ish politikan serb dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Turizmit në qeverinë e Mirko Cvetkovic. Lajmi eshte konfirmuar edhe nga vete ministri Nebojsha Stefanovic ne nje konference ne Pallatin e Serbise. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?