Supermarketet, orare të caktuara veç për të moshuarit

Supermarketet në disa vende të botës kanë marrë masa për të ndihmuar të moshuarit të blejnë ushqimin dhe gjërat që u duhen, duke caktuar një fashë orari vetëm për ta. Meqenëse shumë prej tyre i gjejnë raftet e zbrazura, për shkak të blerjeve në panik, disa rrjete supermarketesh kanë krijuar një skemë orari për të moshuarit. “Waitrose”, një kompani supermarketesh në Mbretërinë e Bashkuar, tha se 30 minutat e para të hapjes do të pranohen vetëm të moshuarit dhe njerëzit me kufizime të tjera shëndetësore, si dhe ata që kujdesen për ta.

Të njëjtën gjë bëri edhe “Tesco” dhe marka të tjera, ndërkohë që kompanitë që e dërgojnë ushqimin në shtëpi kanë pasur kërkesë të lartë kohët e fundit. Masa të tilla janë marrë edhe në Spanjë, vendi i dytë më i prekur në Europë.

Në SHBA, shumë supermarkete kanë përshtatur mënyra të ngjashme, dhe rezultatet kanë qenë të ndryshme. Në disa supermarkete të mëdha kjo ka qenë e vështirë të arrihet, pasi janë krijuar dhe radhë. Një 82 vjeçar i marrë në intervistë thotë se më shumë gjasa ka ta marrësh virusin duke hyrë në këto supermarkete, në këtë mënyrë. Masa të ngjashme janë mbajtur edhe për punonjësit e administratës shtetërore që po përballojnë situatën e krijuar nga coronavirusi. Carrefour, në Francë, ka lënë 30 minutat e para të hapjes për policët, zjarrfikësit dhe punonjësit e spitaleve.

SHKARKO APP