Sytë nga BE, të premten pritet vendimi i rëndësishëm

Pas deklaratës së shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe fjalimit të presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker në parlamentin europian në lidhje me tarifat që ka vendosur presidenti amerikan Donald Trump, për importimin e çelikut dhe aluminit është marrë një vendim i rëndësishëm.

Ditën e premte, BE-ja do të njoftojë se do i vendosë Amerikës të njëjtën gjë, rritje tarifash për mallrat. Komisionerja për çështjet e Tregtisë në BE, ka njoftuar se produket që do preken janë kryesisht xhinset, motoçikletat dhe pijet alkoolike.

”Vendimi amerikan për rritjen e tarifave ishte i pajustifikueshëm, kjo do të thotë se BE-ja nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të marrë të njëjtin vendim”, ka thënë Cecilia Malmstrom.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?