Tahiri dhe kartela
Nga Agim Xhafka –
E nxorën Nuron nga psikiatriku. I dha doktori diagnozën se tani ishte gati i shëruar. Hypi në autobuz dhe shtyu dikë që të ulej te sedilja.
-Je i çmendur që sillesh kështu?- e pyeti qytetari.
Nurua i nxori kartelën.
-Jam i shëruar. Ti ke si kjo?
-Jo,-tha i çuditur qytetari.
-Pra i çmendur qenke ti,-ia vulosi Nurua gojën dhe i qetë shihte qytetin matanë xhamit të autobuzit.
(Çdo ngjashmëri me kartelën e Tahirit nga Italia nuk është rastësi.)
KOHA JONË SONDAZH

