FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tajfuni më i fuqishëm i vitit pritet të godasë në fundjavë Japoninë

Tajfuni më i fuqishëm i vitit, Hagibis, pritet të godasë një pjesë të madhe të Japonisë lindore në fundjavë, përfshirë edhe kryeqytetin Tokio.

Agjencia meteorologjike kombëtare (Jma) parashikon deri në 600 mm shi gjatë ditës së shtunë në rajonin e Kanto- ku ndodhet zona metropolitane e Tokyo, shoqëruar me erëra të fuqishme që do të arrijnë shpejtësinë deri 215 km/orë.

Sipas autoriteteve, Hagibis mund të shkaktojë të njëjtin shkatërrim si Tajfuni ‘Kanogawa’ e 1958, kur u regjistruan rreth 1200 të vdekur.
Të gjithë lëvizjet e trenave të shpejtë janë ndërprerë nga Tokio dhe qyteti i Nagoya për të gjithë ditën e shtunë, ndërsa lidhjet mes Osaka dhe Okayama janë anuluar që prej pasdites.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?