Tajlandë, 30 vjet burg pse ofendoi monarkun në “Facebook” (falë Apelit)
Një 48-vjeçar nga Tajlanda është dënuar me 30 vjet burg, pasi akuzohet se ka ofenduar në rrjetin social “Facebook” monarkun e vendit. Familja mbretërorë tajlandeze është e ruajtur nga ligje shumë të forta e strikte. Në këtë vend është e jashtëligjshme që të ofendosh familjen mbretërore. Kjo i kushtoi personit në fjalë shrenjtë sepse pjesën e mbetur të jetës do ta kalojë i izoluar në "kafaz" .
Një gjykatë tajlandeze së fundmi shpalli shtetasin Pongsak Sriboonpeng fajtor, pasi kishte postuar në “Facebook” gjashtë shkrime dhe fotografi që ofendonin monarkun 87-vjeçar Bhumibol Adulyadej.
Në fillim 48-vjeçari u dënua me 10 vjet burg për çdo postim ofendues në “Facebook”, që i bie 60 vjet burg në total, por më vonë gjykata e apelit vendosi që t’ia ulë dënimin në vetëm 30 vjet.