Takim Erdogan-Putin, më 30 nëntor?!

 

Rusia ka thënë se presidenti turk Erdogan ka kërkuar një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin, në Paris më 30 nëntor.

“Një propozim nga ana turke rreth një takim në nivel të kryetarëve të shteteve i është dorëzuar presidentit,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve në një konferencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë sakaq, se Putin dhe Erdogan do të marrin pjesë në samitin e klimës globale që fillon në Paris më 30 nëntor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Peskov gjithashtu ka thënë se Erdogan i kishte telefonuar Putinit, 7-8 orë pasi Turqia kishte rrëzuar aeroplanin rus, të martën.

Avionët turq kanë rrëzuar aeroplanin luftarak të Rusisë, i cili ka qenë duke kryer sulme ajrore në veri të Sirisë.

Një pilot rus ka vdekur nga ky incident.

Turqia insiston se avioni rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore, gjë që hidhet poshtë nga Moska.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?