Takimi Renzi-Conte dhe kriza politike në Itali, VOA: Mundësitë për…

Të enjten ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili shihet si një figurë qendrore në krizën politike që po kalon Italia, do të takojë kreun e shtetit dhe pritet të bëjë të ditur në se është i gatshëm të mbështesë një qeveri të kryesuar nga kryeministri i përkohshëm Giuseppe Conte.

Renzi shkaktoi dorëheqjen e Conte këtë javë duke tërhequr partinë e tij ”Italia Viva” nga koalicioni qeverisës, çka shkaktoi humbjen e shumicës në Senat e duke e çuar vendin drejt paqartësish politike në mes të pandemisë.

Kriza po shqetëson partnerët e Romës dhe po pengon përpjekjet e saj për të hartuar një plan të domosdoshëm për të siguruar më shumë se 200 miliardë euro financime nga BE-ja për të rindërtuar ekonominë e saj të dëmtuar nga Covid-19.

Mundësitë e kryeministrit të përkohshëm po zvogëlohen pasi deri tani ai nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e senatorëve të pavendosur dhe atyre të opozitës. Takimi i Renzit me Presidentin Sergio Mattarella është pjesë e takimeve këshilluese të kreut të shtetit me kryetarët e partive, në përpjekje për të zgjidhur krizën.

SHKARKO APP