Takimi vendimtar, Eurogrupi pritet të vendosë për fatin e Greqisë
Krerët e financës së eurozonës kanë parlajmëruar për bisedime të vështira përpara takimit që po mbahet në Bruksel për paketën e re të propozimeve të kryeministrit grek Aleksis Tsipras. E ndërsa takimi filloi me nota posimizmi mediat gjermane raportuan se sipas burimeve ministri gjerman i Financave Ëolfgang Schaeuble ka propozuar një Grexit për 5 vite, kohë kjo që sipas tij do ti mjaftojë Greqisë të ristrukturojë borxhin e saj.
Para takimit Schaeuble tha se negociatat do të jenë jashtëzakonisht mjaft të vështira duke nënvizuar se shifrat e propozuara nga Greqia nuk janë të besueshme. Ai ku kujdes të paralajmëronte edhe një herë se nuk do të ketë ulje të borxhit grek.
Megjithatë sipas gazetës gjermane Bild skepticizmi i ministrit të jashtë gjerman mund të mos përfaqësojë pozicionin zyrtar të Gjermanisë. Sipas Bild mes kancelares Merkel dhe ministrit të saj të financave po ndodh një betejë e vërtetë pushteti. Kancelarja sipas Bild është në favor të negociatave të reja me Athinën, ndërsa Schaeuble i gjykon reformat e propozuara të papërshtatshme dhe shprehet kundër tyre.
Pesimist në nisje të takimit u shpreh edhe presidenti i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem, i cili tha se mbledhja do të ishte shumë e vështirë. Sipas tij paketa e propozuar ka disa mangësi dhe problemi kryesor mbetet mungesa e besimit.
Më optimist për bisedimet në Bruksel është shprehur zv/Presidenti i KE.
Mbledhja e parashikuar në orën 15:00 nisi me vonesë dhe pritet të zgjasë disa orë ndoshta edhe gjatë gjithë natës. Synimi kryesor është vendosja e një baraspeshe për propozimet e Greqisë dhe kushtet e eurogrupit për të celur negociatat për një program të ri ndihmash.
KOHA JONË SONDAZH

