Taksa për emigrantët, Italia kundër Strasburgut

Qeveria italiane me anë të avokatëve të saj ka apeluar pranë Këshillit të Lartë të Shtetit vendimin e marrë në muajin maj të 2016 nga Gjykata Administrative e rajonit të Lacios për heqjen e taksës së lejeqëndrimit të emigrantëve në territorin italian.

Vendimi i kësaj gjykate u bazua në përgjigjen e marrë nga Gjykata e Lartë Europiane, pas ankesës nga ana e sindikatave italiane CGIL e INCA.

Sipas Gjykatës Europiane, taksa e marrjes dhe e rinovimit të lejes se qëndrimit në Itali për emigrantët është “e shpërpjestuar aq sa përfaqëson një pengesë për të drejtat e shtetasve të huaj.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Me vendim të datës 2 shtator 2015, Gjykata Europiane hodhi poshtë tarifat e vendosura nga shteti italian ndaj emigrantëve për rinovmimin e lejeve të tyre të qëndrimit duke i konsideruar jo propocionale, e në kundërshtim me principet e Bashkimit Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Gjykatës Europiane, detyrimi financiar i detyrueshëm i vendosur nga shteti italiane është 8 herë më i lartë sesa detyrimi që kanë shtetasit italianë për të rinovuar kartën e tyre të identitetit.

Por shteti italian një vit pas këtij vendimi, më datën 6 shtator 2016 ka apeluar për anullimin e vendimit të marrë nga Gjykata Administrative rajonale, duke e konsideruar me efekte mjaft negative për financën publike.

Sipas qeverisë italiane, sindikatat CGIL e INCA nuk kanë legjitimitet për të kërkuar nga Gjykata Europiane heqjen e këtij detyrimi financiar, fakt që duhet ta bëjën në mënyrë individuale shtetasit e huaj.

Gjithashtu avokatët e qeverisëe italiane e konsiderojnë me efekte mjaft negative për financën publike heqjen e këtij detyrimi financiar ndaj emigrantëve.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë deri më tani emigrantët kanë derdhur rreth 400 milionë euro taksa për pajisjen apo riniovimin e lejeve të tyre të qëndrimit.

Heqja e këtij detyrimi financiar do t’i sillte Departamentit të Sigurisë publike një humbje prej 50 milionë euro në vit si dhe do të sillte probleme për sistemin informatik të kuesturave ku pranohen kërkesat e leje qëndrimit të emigrantëve.

Që prej vitit 2012, tarifat e vendosura nga shteti italian mbi detyrimet finaniare që çdo emigrat duhet të paguaj për të rinovuar lejen e qëndrimit janë;

– Për leje qëndrimi me afat kohor nga 3 muaj në 1 vit emigranti duhet të paguaj 80 euro
– Për leje qëndrimi me afat kohor nga 1 vit në më pak se 2 vjet taksa është 100 euro
– Ndërsa për të rinovuar lejen e qëndrimin me afat të gjatë kohor taksa që duhet paguar është 200 euro, të cilës duke i shtuar dhe shpenzimet për të përmbushur të gjitha kërkesat e praktikës administative shkon në 245 euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?