Taksapaguesit: 4.000 dollarë në muaj qira për shtëpinë e Hitlerit, kurrë një muze
Shtëpia ku Adolf Hitler lindi nuk do të shkatërrohet pasi prona kalon në duart e shtetit gjatë muajve të ardhshëm.
Gazeta gjermane Die Welt pretendon se sipas burime, shtëpia do të shndërrohet rrënjësisht nga ana e jashtme. Një anëtar i komisionit ka gjetur një zgjidhje: “Prioritet duhet të jetë për ti dhënë fund turizmit për neo-nazistin, e cila tani përfshin edhe ekstremistët lindor europian dhe rusinë e krahut të djathtë”.
Por ai tha gjithashtu tha se kishin përjashtuar vendimin për ta kthyer vendin ku diktatori i Gjermanisë dhe Austrisë lindi, në një muze dhe vend për përkujtimin e viktimave të nazizmit. Vendlindja e Hitlerit ka qenë një gjemb në anën e politikanëve dhe banorët e qytetit për dekada të tëra.
Tatimpaguesit kanë paguar mbi 4.000 dollarë në muaj qira një gruas që zotëron ndërtesën për vite, vetëm për ta mbajtur atë bosh. Për kohë të gjatë ajo ka refuzuar të shesë pronën ku Hitleri erdhi në jetë më 20 prill 1889.
Pas luftës ka shërbyer, në kohë të ndryshme, për njerëzit me aftësi të kufizuara, si një bibliotekë dhe si një depo. Këtë vit autoritetet austriake mori vendimin për të detyruar të blerë ndërtesën, të frikësuar se mund të bien një ditë në duart e neo-nazistëve.
Burimi: Daily Mail/Pershtati: Redjon Shtylla

KOHA JONË SONDAZH

