Talebanët u futën në Kabul, Trump: Unë shkatërrova ISIS

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Për situatën në Kabul ka reaguar edhe ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Trump është shprehur se është një turp i madh kur shihet se talebanët ngrenë flamurin e tyre mbi ambasadën amerikane.

“Pasi arrita ta shkatërroj ISIS -in, krijova një mundësi parandalimi të besueshme. Ky parandalues tani është zhdukur. Talebanët nuk kanë më frikë apo respekt për Amerikën, apo fuqinë e Amerikës. Çfarë turpi kur talibanët ngrenë flamurin e tyre mbi Ambasadën Amerikane në Kabul. Ky është dështim i plotë që tregon dobësi, paaftësi dhe mospërputhje totale strategjike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?