Talibanët në Kabuli, largohet Presidenti Ashraf Ghani
Talibanët në Kabuli, largohet Presidenti Ashraf Ghani dhe mësohet se është nisur për në Taxhikistan. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme Afgane.
Shtetet e Bashkuara evakuuan diplomatët nga ambasada e tyre me helikopter dhe një ministër i qeverisë tha se pushteti do t’i kalonte një administrate të përkohshme. Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid tha në një deklaratë se grupi ishte në bisedime me qeverinë për një dorëzim paqësor të Kabulit.
“Luftëtarët talebanë do të jenë në gatishmëri në të gjitha hyrjet e Kabulit derisa të arrihet një transferim paqësor dhe i kënaqshëm i pushtetit”, citohet një deklaratë. Hyrja në kryeqytet tregon një përparim rrufe nga talebanët të cilët u dëbuan nga Kabuli 20 vjet më parë nga Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit.