Tallja me Erdoganin, Merkel: Të hetohet komediani gjerman
Kjo është një çështje që ka pushtuar prej ditësh kryelajmet në mediat gjermane dhe jo vetëm.
Një komedian i njohur, Jan Boehmermann talli ashpër presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Poema e tij satirike shkaktoi shumë trazim në Gjermani, ndërsa presidenti turk vendosi të ngrejë një padi ndaj gazetarit.
Të premten, kancelarja gjermane deklaroi se do të lejojë hetimin e komedianit që talli presidentin turk.
“Gjykatat do e kenë fjalën e fundit,” tha Angela Merkel.
Merkel iu referua në këtë mënyrë nenit 103 të Kodit Penal.
Në këtë nen thuhet se kushdo që fyen një kryetar të një shteti të huaj, dënohet me gjobë deri në tre vjet burg.
Nëse në lojë është shpifja, dënimi shkon deri në pesë vite burg.
Por Merkel paralajmëroi dekriminalizimin e fyerjes ndaj liderëve të huaj.
“Ky nen është i panevojshëm për të ardhmen”.
“Në një shtet të së drejtës, një qeveri nuk bën tregti me të drejtat personale dhe lirinë e shprehjes, por këtë e vendosin gjykatat dhe prokuroria,” tha Merkel.
Ajo shtoi se ky vendim i qeverisë nuk nënkupton se komediani ka shkelur ligjin, por tha se këtë e vendosin gjykatat.
Erdogan e ka depozituar padinë për fyerje ndaj komedianit në qytetin Mainz.
Çështja në fjalë ka provokuar një debat të fortë mes dy vendeve.
Së fundmi ishte raportuar se komediani është vendosur nën mbrojtje policore. MAPO
KOHA JONË SONDAZH

