Të krishterët po shfarrosen në Lindjen e Mesme

 

Të krishterët po përballen më një persekutim mizor duke u detyruar të braktisin shtëpitë e tyre natën për t’u larguar nga vendet e Lindjes së Mesme. Ata por vriten, dhunohen fizikisht dhe mendërisht, deri sa të mos ngelet asnjë i krishterë në Lindjen e Mesme. Alarmi është ngritur nga një organizatë katolike në Lindjen e Mesme e cila monitoron situatën e të krishterëve në vendet islamike. Vetëm në Irak janë zhdukur 725 mijë të krishterë. Në 2002 në Irak numëroheshin 1 milionë të krishterë, por me nisjen e luftës kanë mbetur vetëm 275 mijë persona. Një pjesë e madhe janë ekzekutuar nga kasapët e ISIS ndërsa pjesa tjetër ka braktisur vendin.

“Të krishterët po largohen me dhunë nga toka antike e tyre. Aty ku lindi krishtërimi të krishterët po trajtohen si bagëti. Irani, Siria, Iraku, gjiri arabik, të gjitha këto vende po bëjnë çmos për zhdukjen e të krishterëve. Duhet të reagojmë, dhe duhet bërë tani”, thotë organizata “Kisha në Nevojë”. E njëjta situatë është edhe në Damask. Vetëm javën e shkuar janë përzënë me forcë nga shtëpitë e tyre 15 mijë të krishterë. Nëse gjithë bota është e shqetuar për përplasjen e fuqive të mëdha si Rusia dhe SHBA­ja kundër ISIS, ajo që po ndodh me të krishterët ëhstë një luftë mizore me pasoja katastrofale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?