Të paktën 20 të vrarë në sulmin me bombë në Ankara

Të paktën 20 vetë rezultojnë të vranë dhe 45 të tjerë të plagosën në një sulm me bombë në kryeqytetin turk Ankara. Guvernatori Mehmet Kılıçdar tha se sulmi është kryer me një makinë bombë.

Ministri i Shëndetësisë Mehmet Muezzinoglu tha se 61 persona janë shtruar në spital, duke shtuar se numri i të vdekurve në vendin e ngjarjes mund të jetë në 20 ose 21. Sulmi ka ndodhur në qendër të qytetit, qindra metra larg nga selia e lartë ushtarake, parlamenti dhe zyra e kryeministrit.

“Ne po shohim në detaje shpërthimin”, tha kryeministri turk, Ahmet Davutollu. “Ne e mallkojnë këtë sulm”, ka thënë në Twitter zëdhënësi i AKP Ömer Çelik. Sulmi ndodhi në një kohë kur një takim i nivelit të lartë të sigurisë është duke u mbajtur në Pallatin Presidencial me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Ahmet Davutollu, i cili ishte planifikuar të niset për në Bruksel, anulloi vizitën e tij. Ndërkohë, shtabi i përgjithshëm turk ka dënuar ashpër sulmin në një deklaratë, duke thënë se ka pasur personel ushtarak në mesin e viktimave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I tronditur nga sulmi terrorist në Ankara. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur”, tha ambasadori i SHBA- së në Turqi John Bass tha në Twitter. Ambasadori britanik në Turqi, Richard Moore, gjithashtu shprehu ngushëllimet e tija nëpërmjet Twitter, duke i dhënë mesazhe solidariteti. “Mbretëria e Bashkuar qëndron krah për krah me Turqinë në këtë kohë të vështirë. Krejtësisht dënojnë terrorizmin,” tha Moore.

Kryeqyteti është përballur edhe me një sulm vetëvrasës që vrau 101 persona në tetor të 2015 gjatë një demonstrate të aktivistëve të paqes në afërsi të stacionit të trenit të Ankarasë, sulmi është shënuar si më i përgjakshmi terrorist në historinë moderne të vendit.

Burimi: Hyrriet Daily News/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?